Futboll La Liga Sport

NUK RINOVON ENDE KONTRATËN ME “LOS BLANCOS”/ Sergio Ramos i zhgënjyer nga Real Madrid, kapiteni drejt largimit

Sergio Ramos ende nuk ka rinovuar me ekipin e Real Madridit. Kapitenit i mbaron kontrata në fund të sezonit dhe del si futbollist i lirë. Ai nuk ka gjetur ende gjuhën e përbashkët me skuadrën madrilene, ndërsa mund të ndryshojë skuadër.

Spanjolli po ndiqet dhe nga ekipi i PSG dhe Manchester City-t. Të dy klubet e duan futbollistin e madrilenëve. Ramos duket pak i zhgënjyer nga ky hezitim i presidentit Perez.

Marrëdhëniat e tyre nuk janë aspak të mira, pasi dhe në momentin që Ramos donte të ikte në Kinë nuk e lejoi. Kapiteni po mendon të largohet nga kampionët e Spanjës.

Related posts

VIDEO/ Një ndeshje e çmendur. Betisi ngushton diferencën

Q.Autor

“COPA DEL REY”/ Barcelona përmbys në ndeshjen e kthimit, kalon në çerekfinale

Delo.autor

NDRYSHOJNË KOEFIÇENTËT E BASTEVE/ Ja KUOTAT e REJA dhe favoritët

Isa.Autor

Leave a Comment