Futboll La Liga Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Koeman takohet me 3 kandidatët për president të Barcelonës, u kërkon të sjellin falas dy lojtarë

Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman u takua sot me 3 kandidatët për postin e presidentit të Barcelonës Joan Laporta, Viktor Font dhe Toni Freiksa. Sipas medias pranë klubit katalanas “El Mundo Deportivo”, tekniku holandez u ka shprehur hapur pretendëtve për postin e presidentit të Barcelonës se dëshiron që gjatë verës të transferohen në “Kamp Nou” dy futbollistë.

Bëhet fjalë për dy futbollistët Erik Garsia (Mançester Siti) dhe Memfis Depai (Lion). Kuman u ka kërkuar kandidatëve që të mbrojtësi spanjoll dhe sulmuesi holandez të transferohen gjatë verës pa kosto teksa u skadon kontrata.

Të dy lojtarët janë prej kohësh në listën e dëshirave të 57-vjeçarit, por ai kërkon që për shkak të situatës së vështirë ekonomike të klubit, të mos bëhen shpenzime për Garsian dhe Depain gjatë merkatos së verës.

Related posts

ËNDRRA E TIFOZËVE TË JUVENTUS BËHET REALITET/ Neymar i bashkohet CR7 në Torino… (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË VETËM 47-VJEÇ/ Ze Roberto ka muskuj që askush tjetër nuk i ka në trupin e tij (VIDEO)

Delo.autor

5 gola, një karton të kuq, gafa e sezonit/ Derbi i çmendur!

Q.Autor

Leave a Comment