Masimiliano Alegrin pritet t shikojmë shumë shpejt në drejtimin e një skuadre. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se skuadra ku pritet të ushtrojë profesionin, është Roma.
Drejtuesit e klubit verdhekuq e kanë marrë tashmë vendimin, dhe shkarkimi i trajnerit Paulo Fonskea duket i pashmangshëm. Portugezi përveç drejtuesve, ka humbur edhe besimin e skuadrës, teksa së fundmi ka pasur edhe një përplasje me sulmuesi Edin Xheko, që mori vendimin për ta lënë në tribunë për ndeshjen e kampionatit.
Në këtë situatë, drejtuesit kanë nisur bisedimet me disa trajnerë, ku më favoriti është Alegri, me të cilin kanë pasur kontakte dhe ai ka dhënë dritën jeshile për të marrë drejtimin e verdhekuqve. Alternativa janë edhe Mauricio Sarri me Valter Maxarin, por momentalisht më i kuotuari është Alegri.