Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Dënohet tekniku Conte, ja sa ndeshje do të mungojë trajneri i Inter…

Trajneri i Interit Antonio Konte dënohet me dy ndeshje mungesë. Gjykata Sportive e Serisë A vendosi që tekniku zikaltër të përjashtohet për dy takime. Gjyqtari Gerardo Mastrandrea konsideroi se Konte ka përdorur tone të ashpra dhe fjalë të papërshtatshme ndaj arbitrit Fabio Mareska në sfidën e fundit të kampionatit me Udinezen.

Dënim ka pësuar dhe drejtori teknik i Interit, Gabriele Oriali. Ish-futbollisti i njohur zikaltër do të mungojë një ndeshje si dhe duhet të paguëjë gjobë prej 5 mijë euro.

Ndërkohë, lajm i mirë për Interin është se dënimi për trajnerin Konte hyn në fuqi pas ndeshjes së sotme me Milanin dhe ai nuk do të ndjekë në fushë takimet me Beneventon dhe Fiorentinën.

Konte akuzoi Mareskën për kohën shtesë të akorduar në fund të sfidës me Udinezen. Në debat u përfshi dhe drejtori teknik Oriali. Për shkak të protestave, të dy u nxorën me karton të kuq nga sfida.

Related posts

E BUJSHME/ Titulli kampion do të jetë mbyllja e duhur, Ibrahimoviç mund t’i japë lamtumirën futbollit në fund të sezonit

F.autor

PROBLEME TEK MANCHESTER UNITED/ Nuk po gjen hapësira në ekip, kërkon prishjen e kontratës lojtari…

Delo.autor

DO LARGOHET/ Neville këshillon POGBAN: Do të luash në ekip tjetër, por mos u bëj…

Isa.Autor

Leave a Comment