Futboll Seria A Sport

TJETËR “BETEJË” E ASHPËR NË KUPËN E ITALISË/ Gjimshiti sfidon Muriqin. Strakosha nuk ia del

Pas derbit të Milanos, dueli më i fortë i çerekfinaleve të Kupës së Italisë është ai i pasdites së sotme, në orën 17:45, mes Atalantës dhe Lacios. Nëse bergamaskët kanë përshëndetur dje kapitenin e tyre “Papu” Gomez, pjesa tjetër e grupit është në dispozicion, me Berat Gjimshitin që pritet të drejtojë mbrojtjen zikaltër nga minuta e parë. Ndërsa trajneri i kryeqytetasve, Simone Inzagi, do i duhet të bëjë pa disa futbollistë si Luis Felipe, Luis Alberto, Danilo Kataldi, por mesa duket edhe pa Thomas Strakoshën, i cili vazhdon që të ketë probleme muskulore.
Në portën e të kaltërve do të jetë spanjolli Reina, ndonëse ekzistonin shpresat se “gardiani” i Kombëtares shqiptare mund të rikuperonte. Për këtë arsye, derbi kuqezi i fushës do të mungojë sot.
gasperini
GASPERINI – “E përshëndesim Gomezin dhe i urojmë fat në aventurën e tij të radhës. Por Atalanta di sesi të ecë vetëm, edhe pa të”. Ishte kjo hyrja e Xhanpiero Gasperinit, në konferencën për shtyp, përpara duelit të Lacios, në Kupën e Italisë. “Është një sfidë që për ne vlen shumë. Mendoj se ka ardhur ora që të provojmë të fitojmë ndonjë trofe, por duhet të kalojmë një ‘kockë të fortë’ si Lacio”, tha trajneri i Atalantës.

INZAGI – Ndërkohë, “timonieri” i Lacios, Simone Inzagi, e di se çfarë rreziku e pret sot: “Atalanta është skuadra italiane më në formë e dy viteve të fundit, jo vetëm sivjet, prandaj për ne do të jetë një sfidë shumë e vështirë, ndonëse mund t’ia dalim, duke parë se jemi në rritje së fundmi. Duam gjysmëfinalet e Kupës së Italisë”, tha laciali.

Related posts

PRITI FINALEN E KUPËS SË BOTËS NË 1950 DHE 2014/ Brazili ka gati emrin e ri për stadiumin legjendar

Delo.autor

NBA/ Lakers nuk njohin pengesa në Perëndim, humbasin kampionët e Toronto

Delo.autor

“JENI TË MËSUAR ME CIRK”/ Panucci largohet me një akuzë të rëndë

Delo.autor

Leave a Comment