Futboll

‘Bomba’ vjen nga Italia, Donnarumma ka kërkuar largimin, ja klubi i ri?

Gianluigi Donnarumma është sërish në qendër të vëmendjes.

Mediat italiane raportojnë se portieri i talentuar gjatë merkatos së janarit pritet të largohet nga Milani duke u transferuar te skuadra e Paris Saint-Germain.

Sipas burimeve të “Quotidiano Sportivo”, Donnarumma ka pranuar sfidën dhe sezonin e ardhshëm pritet të provojë një aventurë të re në Francë.

Ndërmjetësues i kësaj marrëveshje është padyshim menaxheri i njohur, Mino Raiola si dhe italiani tjetër i parisienëve, Marco Verrati.

Sipas këtij raporti, Milani tashmë është duke menduar për zëvendësuesin e tij dhe emri i parë është Pepe Reina i cili përfundon kontratën me Napolin në fund të sezonit.

 

Related posts

FITORJA E DYTË RRADHAZI PËR KRUTANËT/ Kastrioti bën “LIGJIN” “në shtëpi”, “Ujqërit e dëborës” në krizë të thellë

Delo.autor

LA LIGA/ Valverde mendon largimin nga Barcelona

Sadik.Autor

SHPËRTHEN GATTUSO: Shikoj të njëjtën gjë prej katër ndeshjesh, jemi bërë si…

Isa.Autor

Leave a Comment