Futboll La Liga Sport

POLEMIKAT PËR TË ARDHMEN E MBAPPE/ PSG-Real-Barcelona, trekëndëshi që mund të ndezë merkaton

E ardhmja e Kylian Mbappe mund të varet nga Lionel Messi.

Kjo është ajo që shkruan Marca në lidhje me dy operacionet që mund të ndezin sesionet e ardhshme të merkatos.

Nëse nga njëra anë nuk është një mister se argjentinasi pëlqehet nga PSG, nga tjetra klubi parisien rrezikon të humbasë yllin.

Në fakt, është e pamundur të mbahen në ekip tre yje me tre rroga marramendëse. Kështu, në rast se Pleshti do të shkojë në Paris, do të jetë pikërisht kampioni i botës ai që do të bëjë valixhet.

Kjo është arsyeja pse ish-ylli i Monaco po merr kohë për të diskutuar rinovimin e kontratës së tij, duke pritur një lëvizje të Real Madrid, klubi i vetëm që mund të kënaqë kërkesat e tij.

Related posts

“Realizova tre gola dhe ai më kritikoi se humba tetë topa”

Q.Autor

Barcelona kërkon huazimin e mbrojtësit të United!

Sadik.Autor

LIVE/ ICARDI i vidhet mbrojtjes, Interi barazon shifrat ndaj PSV. Momentalisht të… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment