Futboll Seria A Sport

NUK NDALET SË VENDOSURI REKORD/ Goleadori i tretë në histori, “Përbindëshi” Ronaldo kalon legjendën Pele

Kristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të ndalet së vendosuri rekord dhe dje ishte një natë e madhe për të. Sulmuesi portugezi i Juventusit realizoi golin e 762 në karrierë, me të cilin lë pas 761 të njohurit zyrtarisht nga legjenda Pele, duke u ngjitur kështu në vendin e tretë të renditjes historike të goleadorëve.

Për 36-vjeçarin (do i festojë më datë 5 shkurt) kjo është vetëm arritja e radhës, pasi me ritmin që po mban, as Romario i vendit të dytë me 772 dhe as rekordmenin absolut, Jozef Biçan me 805, nuk duken të paarritshëm. Në të njëjtën kohë, Kristiano ka vendosur dje një tjetër rekord, deri në këtë pjesë të sezonit. Ai është futbollit i vetëm në pesë ligat kryesore të Europës (Itali, Angli, Spanjë, Gjermani e Francë) që ka shënuar më shumë dopieta se kushdo tjetër (8 deri tani).

Por në të njëjtën kohë, duket se lideri i sulmit të Juventusit ndihet shumë komod kur shkel në “San Siro”, pasi me dopietën e djeshme u ngjit në kuotën e 6 realizimeve (3 gola Interit dhe 3 gola Milanit) në impiantin milanez, në tetë ndeshje të luajtura.

Mesa duket, me fundin e janarit, përfundoi edhe kriza e Ronaldos, duke qenë se ai nuk shënonte me Juven që prej 11 janarit, kur ndëshkonte Sasuolon. Pas saj, katër ndeshje pauzë, por për t’u zhbllokuar në mbrëmjen më të rëndësishme, në atë ndaj Interit në kupë dhe duke vënë njërën këmbë në finale.

Related posts

Ronaldo ‘Fenomeni’: Mu shkatërrua jeta, pas 18 vjetësh nuk shoh dot pamjet e dëmtimit

Sadik.Autor

SFIDA NË “EUROPA LEAGUE”/ Interi hap dyert e “San Siro-s”, ja rekordi i biletave të tifozëve rivalë

Delo.autor

Ekspertiza mjekoligjore: “Takiaritmia” i mori jetën Astorit. Mund të kishte shpëtuar

Sadik.Autor

Leave a Comment