Tottenham-Chelsea do të ndezë Premier League. Derbi i Londrës luhet të enjten në mbrëmje dhe trajneri Thomas Tuchel vlerëson ekipin kundërshtar dhe Jose Mourinho.
“Nesër luan Tottenham dhe Chelsea, nuk është një sfidë mes meje dhe Jose Mourinho. Jam i lumtur që do të përballem me këtë skuadër të fortë. Kur unë nisa karrierën, Jose ishte shumë larg, njësoj si hëna larg tokës. Po flasim për një nga trajnerët më të mirë në botë.
Ai ka krijuar një skuadër shumë të fortë, Tottenham është shumë kompetitiv. Do të jetë një sfidë e madhe për ne. Jose është fitues, të njëjtin mentalitet po tentoj të implementoj edhe un te Chelsea. Kam një skuadër të nivelit të lartë dhe do të tentojmë t’i mposhtim nesër në fushën e tyre“, deklaroi trajneri gjerman, i cili ka një koment edhe për Timo Werner.

