Futboll La Liga Sport

COPA DEL REY/ Pas kualifikimit dramatik, Barcelona pret Sevilla-n në gjysmëfinale

Katër skuadra ende në lojë, por vetëm dy mund të shkojnë në finalen e madhe të 17 prillit në “La Cartuja”. Kupa e Mbretit përballet me pjesën e saj të fundit, me dy gjysmëfinale të forta: Seville-Barcelona dhe Athletic-Levante. Ky ka qenë verdikti i shortit të hedhur sot. Tani është koha për veprim: ndeshjet e para më 10 shkurt, ndërsa të kthimit më 3 mars. Përveç kësaj, skuadrat do të kenë një tjetër nxitje. Dy finalistët do të marrin një biletë për të luajtur Superkupën e Spanjës.

Barcelona paraqitet si kandidatja kryesore për trofeun, jo vetëm pse është “mbretëresha e Kupës”, mban rekordin e turneut, por edhe për mënyrën se si ka arritur deri në gjysmëfinale. Përmbysja e fundit ndaj Granada ishte për “atak kardiak”, epik. Tani, për të arritur finale, duhet të përballet me një kundërshtar të kalibrit të lartë, siç është Sevilla. Në gjysmëfinalen tjetër, Athletic dhe Levante do të takohen fillimisht në “San Mamés” dhe më pas në “Ciutat del Valencia”.

Çiftet gjysmëfinaliste
Sevilla-Barcelona
Athletic-Levante

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Incident i veçantë në Roma-Cagliari, lojtari thyen reklamën me kokë (VIDEO)

Delo.autor

U BLE ME BUJË NË MERKATON E JANARIT/ Inter gati ta shesë pasi nuk ka bindur

Delo.autor

CONTE JEP “OK” PËR SHKËMBIMIN E BUJSHËM/ Inter gjen sulmuesin që i mungonte

F.autor

Leave a Comment