Futboll Seria A Sport

TRAJNERI PIRLO MERR LAJMIN E MIRË/ U dëmtua në sfidën ndaj Portos, ja ekzaminimet për lojtarin e Juventus…

Juventusi merr frymë lirisht. Xhorxho Kielini pasi u dëtmtua në sfidën e Champions-it ndaj Portos, ditën e sotme i është nënshtruar vizitave mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit të tij, në qendrën mjekësore të klubit juventin “J-Medical”.

Sipas mjekëve të bardhezinjve, kapiteni i Juventusit nuk ka pësuar asnjë dëmtim muskulor në kofshën e tij të djathtë dhe që gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite.

Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi i Juventusit me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar:

KOMUNIKATA E KLUBIT TË JUVENTUSIT –

“Xhorxho Kielini i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore ditën e sotme në qendrën “J-Medical”. Mjekët kanë përjashtuar çdo mundësi të një dëmtimi muskulor në kofshën e djathtë. Gjendaj e tij do të vlerësohet ditë pas dite.”

 

Related posts

ZBULON LOJTARIN QË E KA BEFASUAR/ Ish-presidenti Moratti: S’besoja se ishte kaq i fortë. Është bërë i pabesueshëm

Delo.autor

Barcelona dhe PSG gjejnë akordin për mesfushorin e kërkuar nga katalanasit

Isa.Autor

E BUJSHME/ Juventus “hipotekon” mikun e Ronaldos, nëse Alex Sandro 

Isa.Autor

Leave a Comment