Futboll Premier League Sport

“Ç’FAJ KA GRUAJA DHE VAJZA IME?” Xhaka “shpërthen”: Hajde merruni me mua, nuk keni punë me familjen time

Si shumë futbollistë të Premier Ligës, edhe mesfushori i shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka ka rënë pre e ofendimeve dhe sharjeve në rrjetet sociale.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, mesfushori është shprehur se tifozë të mërzitura nga situata e skuadrës, kanë ofenduar gruan dhe vajzën e tij të vogël. “Jam unë ai që luaj në fushë, nuk ka asnjë lidhje me këtë, gruaja, fëmija apo familja ime.

Nëse doni të kritikoni dhe të shani, bëjeni me mua, jo me familjen time. Do të doja t’i takoja këta njerëz, të ulesha me ta dhe t’i pyesja: “Pse po i shkruani këto gjëra?” Sigurisht, ju mund të kritikoni dhe të thoni gjithçka që dëshironi për futbollin, por jo për individin ose familjen.

Unë nuk i shoh ata si miq të klubit tim. Tifozët e mbështesin skuadrën në fitore dhe në humbje. Ne kemi probleme është vetëm nëse humbim. Nuk është problem kur fiton.”, tha Xhaka.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Conte si… “Big Brother”, kontrollon ushtrimet e lojtarëve dhe komunikon nga izolimi

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Martinelli barazon, por Arsenal e pëson sërish (VIDEO)

Delo.autor

Merkato e Serie A, zbuloni 10 futbollistët, të cilëve i është rritur vlera më shumë…

Sadik.Autor

Leave a Comment