Futboll Ligue 1 Sport

KA VUAJTUR MUNGESËN E YLLIT BRAZILIAN/ Trajneri Pochettino jep lajmin e madh: Ja kur rikthehet Neymar

Neymar Jr mungon prej rreth 1 muaji te PSG, qe e ka vuajtur disi mungesën e brazilianit, më së shumti në Ligue 1, sepse tani e sheh veten -4 pikë nga kreu i klasifikimit që mbahet nga Lille. Gjithsesi, në Champions League mungesa e Neymar nuk është ndjerë shumë dhe në ndeshjen e parë ndaj Barçës, PSG triumfoi 1-3.

Ylli brazilian po punon për t’u rikuperuar sa më shpejt të jetë e mundur dhe trajneri Pochettino ka folur ditën e sotme duke dhënë lajmin e madh. Trajneri argjentinas është shprehur se Neymar pritet të jetë gati pas 10-12 ditësh.

Numri një i stolit të PSG siguroi se Neymar Junior do të jetë gati për sfidën e kthimit ndaj Barcelonës, që do të luhet mbrëmjen e 10 marsit. Një lajm i madh ky për ekipin francez.

Related posts

Elis Bakaj arrin “fitoren” e jetës, dasmë madhështore me të fejuarën rumune (VIDEO)

Sadik.Autor

“DO TË KETË LAJME NË JANAR”/ Lëshohet “bomba” në Francë, presidenti Perez prenoton… Mbappe

Delo.autor

PASI U TRANSFERUA TEK FENERBAHCE/ Mesfushori Ozil merr vendimin drastik mbi Gjermaninë dhe kombëtaren

Delo.autor

Leave a Comment