Futboll Premier League Sport

SHEFFIELD-LIVERPOOL/ Klopp synon fitoren për të ndërprerë serinë e humbjeve radhazi (FORMACIONET ZYRTARE)

Liverpooli do të kërkojë ta ndërpresë serinë prej katër humbjeve radhazi në Premierligë, kur të vizitojë Sheffield Unitedin sonte në Bramall Lane.

Kampioni në fuqi i Anglisë po kalon nëpër periudhën më të errët në kohët e fundit, pasi i ka humbur katër ndeshjet e fundit, tri prej të cilave në shtëpi. Por as Sheffield – që është e fundit në tabelën e Premierligës – nuk ka bërë më mirë se të kuqtë në javët e fundit, pasi i ka humbur tri ndeshje radhazi.

Shpresat e skuadrës së Jurgen Kloppit për ta mbrojtur titullin janë shuar tashmë, pasi Manchester City e ka krijuar një epërsi prej 22 pikëve ndaj tyre në krye të tabelës pas 26 ndeshjeve. Të kuqtë do të kërkojnë të sigurohen që ta mbyllin sezonin në top katërshe dhe nëse fitojnë sonte, atëherë do t’i afrohen në vetëm dy pikë vendit të katërt, West Ham. Kosovari Xherdan Shaqiri do ta nisë takimin nga banka rezervë.

Formacionet zyrtare:

Sheffield:

Liverpool:

Related posts

Urrehet nga të gjithë/ Ish-futbollisti anglez sulmon kritikët e Mourinhos: Janë të…

Isa.Autor

PO HETOHET NGA UEFA/ Premier League hap një hetim ndaj Manchester Cityt, ja akuzat e radhës

Delo.autor

BARAZON SHIFRAT NDAJ ATLETICOS/ Khedira shtang portierin nga jashtë 16-metërshitm, ja “magjia” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment