Futboll La Liga Sport

SKANDALI TEK BARCELONA/ Guardiola: Është një situatë e pakëndshme, shpresoj që të mbarojë mirë. Bartomeu është…

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka komentuar momentin që po kalon Barcelona pas skandalit që çoi në arrestimin e ish-presidentit të katalanasve, Josep Maria Bartomeu.

“Është një situatë e pakëndshme, shpresoj që të mbarojë mirë. B rtomeu është u pafajshëm deri kur nuk do të provohet fajësija e tij në gjyq”, ka thënë Pep.

“Jam i lumtur sepse këtë javë do të ketë një president të ri dhe dua t’u bëj urimet e mia kandidatëve për punën e bërë gjatë fushatës. Është një moment i vështirë në të gjithë botën dhe veçanërisht te Barcelona për arsye që janë para syve të të gjithëve”, ka shtuar Guardiola.

“Kandidatët kanë treguar guxim duke marrë përgjegjësinë për ta udhëhequr klubin në vitet e ardhshëm. Barcelona do të kthehet të jetë klubi që njohim të gjithë”.

Related posts

KËRKOHET ME NGULM NGA ATLETICO/ Ja klubi që futet në garë për shërbimet e Hysajt

Delo.autor

SERIE A/ Nedved nuk përjashton shitjen e Higuain: Flasim pas Kupës së Botës

Sadik.Autor

INTERI GJEN PASARDHËSIN E ICARDIT/ Marotta kontakton rivalët e Serisë A, ja zëvendësuesi ideal

Delo.autor

Leave a Comment