Futboll Shqipëri Sport

TRIBUNA E MBUSHUR ME TIFOZË/ Në ndeshjen e Kategorisë së Parë nuk pyesin për COVID-19 (VIDEO)

Pavarësisht se situata e COVID-it vazhdon të jetë shqetësuese dhe shifrat e fundit kanë qenë alarmante, për tifozët e Burrelit, ky fakt nuk shihet si problematik. Këtë gjë e vërteton pjesëmarrja e lartë në shkallët e stadiumit në sfidën e sotme ndaj Besëlidhjes ku matjanët triumfuan me rezultatin 1-0.

Në videon e siguruar nga “Panorama Sport”, shihet se tribuna qendrore e stadiumit “Liri Ballabani” ka qenë e tejmbushur me tifozë vendas. Një përgjegjësi kjo edhe për delegatin e ndeshjes që duhet të kishte kërkuar largimin e tifozëve, në zbatim të rregullores.

Related posts

THEO IKËN NGA MILANI/ Sulmuesi i kuqezinjve “bekon” mbrojtësin: Të uroj fat

F.autor

SHQIPËRI-POLONI/ “Air Albania” ndizet nga brohoritjet e tifozëve, kulmon me koreografinë “Përjetësisht” (VIDEO)

Delo.autor

Reina do të zhvillojë vizitat mjekësore te Milan, Donnarumma drejt largimit

Q.Autor

Leave a Comment