Futboll Ligue 1 Sport

PREZANTOHET TEK KLUBI I MARSEILLE/ Trajneri Sampaoli dhuron show: Nuk di gjuhën? Epo atë të futbollit e njohin të gjithë

Dita e prezantimit në Marsejë. Klubi francez në fakt paraqiti në shtyp trajnerin e ri, Jorge Sampaoli: “Shpresoj të jem në rregull me këtë klub të shkëlqyeshëm.

Unë e njoh këtë klub për disa kohë, zgjodha Marsejën për kulturën e qytetit dhe të njerëzve. Tifozët po identifikohen me klubin, unë ndjeva gëzim të madh kur u ftova të bashkohem me këtë ekip.

Unë thashë po menjëherë, ideja më joshi dhe dëgjova instinktet e mia. Për mua është një sfidë, jo një rrezik.

Të mësuarit e gjuhës nuk është një pengesë në afat të shkurtër, e rëndësishme është që të gjithë të flasin të njëjtën gjuhë: atë të futbollit”.

Related posts

PAS ZYRTARIZIMIT/ Aventura e teknikut Shehi tek Tirana, ja paga e trajnerit të ri të “bardhebluve”

Delo.autor

U kritikua ashpër/ Mesut Ozil thyen heshtjen duke thënë se Gjermania duhet…

Isa.Autor

“DO PREFEROJA TIRANËN NË RAUNDIN TJETËR”/ Trajneri Martini: S’kemi probleme nëse luajmë me përkushtim

Delo.autor

Leave a Comment