Futboll Seria A Sport

“JUVENTUS DËSHTON NË CHAMPIONS PREJ 25 VITESH”/ Ish-sulmuesi Cassano: Nuk janë si Milan, në Itali fitojnë sepse…

Ish-sulmuesi italian, Antonio Kasano ka mbrojtur Kristiano Ronaldon, i cili është vënë në qendër të kritikave, pas eliminimit të Juves nga Liga e Kampioneve. Kasano ka thënë se portugezi është mbreti i këtij kompeticioni, duke thënë se problemi është te Juvja, që dështon në Champions prej 25 vitesh.

“Jam i kënaqur kur shikoj dyshime për Kristiano Ronaldon, i cili e ka fituar Ligën e Kampioneve 5 herë dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e kompeticionit. Të gjithë duhet të kuptjnë se Ronaldo dhe ekipet ku ai luan, janë dy gjëra të ndryshme.

Ai është mbreti i Champions-it, Juventusi dështon në Champions prej 25 vitesh. Nuk ka statusin e Bajernit, Liverpulit apo edhe të Milanit. Fitojnë në Itali sepse kanë shumë para, por kjo nuk funksionon në Europë. Pa një traditë fituesi, duhet të presë si rasti tani 25 vite ose më shumë për trofeun.”, tha Kasano.

Related posts

DUELI Chelsea-Man United/ Tifozët zgjedhin “ekipin ideal” të Mourinhos në Angli

Isa.Autor

MOTO GP/ Yamaha më e shpejta në provat e lira, Marquez nuk zbret në pistë

Delo.autor

FORMULA 1/ Verstappen sfidë Hamilton: Në Austin do të shohë targën e “Red Bull”

Delo.autor

Leave a Comment