Futboll Sport

HUMBJA NDAJ BENEVENTOS/ Juventusi vendos për të ardhmen e Andrea Pirlos

Pas humbjes me Beneventon, ai që ka dashur të mbajë tonet e ulëta te Juventusi, ishte drejtori sportiv, Fabio Paratiçi.

Ky i fundit teksa foli pas ndeshjes i shpreh: “E dimë që një humbje si kjo nuk na falet dhe gabime të tilla nuk dua që të përsëriten më në vazhdim. E dimë sesa zhurmë bën ky rezultat ndaj Beneventos sepse në 10 vite i kemi mësuar keq tifozët tanë.

Mirëpo, pavarësisht trofeve të shumtë nga 2011-ta e në vazhdim, as tifozët dhe askush tjetër nuk flasin, pasi te Juvja duket normalitet fitorja dhe askush nuk e kupton se për cikle të tilla nevojiten shumë punë dhe sakrifica. Ndërsa kur humbim, të gjithë me vrap në sulm.

Gjithsesi, ne i kemi të qarta idetë në kokë dhe vazhdojmë të besojmë te Pirlo, por edhe te Ronaldo. Lojtari më i fortë në botë do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit”.

Related posts

NGJITJA E EGNATIAS NË SUPERIORE/ Presidenti Demrozi synon merkato cilësore, ja lista e dëshirave…

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Mancini grumbullon 37 lojtarë tek Italia, tre futbollistë marrin ftesë për herë të parë

Delo.autor

Barcelona i plotëson kërkesat/ Samuel Umtiti drejt rinovimit

Sadik.Autor

Leave a Comment