Futboll Sport

SËRISH PROBLEME ME DREJTËSINË/ Nuk kanë fund telashet për Sep Blaterin, ish-presidenti i FIFA-s merr dënimin tjetër

Ish-presidenti i FIFA-s Sep Blater do të ketë sërish punë me drejtësinë.

Pas hetimeve të kryera për shitjen e të drejtave televizive për transmetimin e Kupës së Botës 2014 dhe 2018, Blater akuzohet tashmë për keqmenaxhimin e një kredie. Sipas dokumenteve, FIFA ka dhënë një kredi me 0% interes dhe më pas e ka fshirë nga llogaria.

Për shkak të akuzave për korrupsion, u hetua gjithashtu edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s Zherom Vacke. Pasi janë shpallur fajtorë, Blater dhe Vacke janë dënuar me 7 e 8 muaj vite të tjera përjashtim nga bota e sportit. Dënimi i radhës është vendosur për shkelje të shumta të kodit të etikës së FIFA-s dhe hyn në fuqi sapo të përfundojë pezullimi aktual në muajin tetor.

Related posts

DEKLARATË E FORTË/ “Shpërthen” ylli i Belgjikës: Ky format nuk është i drejtë. Ka skuadra që…

Delo.autor

FORMULA 1/ McLaren dominon testet e para në Bahrein, probleme për Mercedes e Ferrari

Delo.autor

Itali-Holandë/ Sfida që pritet të dhurojë spektakël dhe mesazhe për trajnerët 

Sadik.Autor

Leave a Comment