Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E YLLIT ARGJENTINAS NË DILEMË/ Sulmuesi Dybala merr ftesën e papritur në rrjetet sociale… (FOTO)

Paulo Dybala tek Ajax? Për momentin është vetëm një fantazi e merkatos. Ose më mirë, një shpresë e Nicilas Tagliafico-s.

Futbollisti argjentinas ka provuar, në mënyrën e tij, të ngacmojë interesin e Joya-s së Juventus-it duke komentuar postimin e fundit në Instagram të numrit 10 të bardhezinjve dhe duke e ftuar të bashkohet me skuadrën e tij në Amsterdam.

“Te venis? XXX”, ka shkruar lojtari i Ajax. Përkthimi në shqip është “A do të vish?” dhe duket se  është pikërisht një ftesë për t’u transferuar te skuadra holandeze, duke parë se tre X e vendosura në atë mënyrë njihen ndërkombëtarisht i simboli i qytetit të Amsterdamit.

Për momentin, asnjë përgjigje nga Joya…

Related posts

“RESPEKT PËR RONALDON”/ Mesfushori Townsend zbulon pse ai kopjoi festimin “Siiu” të CR7 (FOTO)

Delo.autor

E HËNA/ Ditë vendimtare për të ardhmen e Alexis Sanchez

F.autor

NDESHJE SPEKTAKOLARE/ Lazio triumfon në derbi me Romën, Sarri i “tregon dhëmbët” Mourinhos

Delo.autor

Leave a Comment