Futboll Sport

PAS FITORES NDAJ BOLONJËS/ Konte flet hapur: Nuk është fitore titulli, por kemi filluar të shohim…

Interi ka arritur të korrë suksesin e 9 rradhazi në kampionat, teksa ka triumfuar me rezultatin minimal 0-1 falë golit të liderit Romelu Lukaku në një ndeshje të vështirë ndaj Bolonjës në stadiumin “Renato dall’Ara”. Pas sfidës Antonio Konte është intervistuar në mikrofonat e “SKY Sport” duke analizuar këtë takim dhe duke treguar se kjo nuk ishte fitore për titullin kampion, por po fillojnë të shohin diçka:

Fitore titulli – “Nuk është një fitore titulli, sepse ajo fitohet në fushë kur matematika ta lejon. Janë ende dhe 10 ndeshje për tu luajtur dhe jemi të vetëdijshëm që rrugëtimi është ende i gjatë. Kampionati italian është i vështirë, por është e qartë që po fillojmë të shohim diçka. Ne e shohim më afër, të tjerët pak më larg, por të gjithë e shohin si objektivin e tyre. Vetëm ne duhet të jemi ata që duhet të mbrojmë vendin e parë, nuk kemi bërë ende asgjë.”

Related posts

Formula 1/ Mediat gjermane akuzojnë për komplot kundër Vettel

Sadik.Autor

La KOSOVËN për SHQIPËRINË/ “Alternativa” e MAVRAJT nuk i përmban emocionet (FOTO)

Isa.Autor

PO SHKËLQEN/ DEMBELE më i mirë se MESSI, ja statistikat e tij FANTASTIKE

Isa.Autor

Leave a Comment