Futboll Seria A Sport

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Mbrojtësi Chiellini: Objektivi jonë i momentit është të sigurojmë një vend në…

Humbja me Beneventon dhe barazimi i djeshëm me Torinon, ka futur në një krizë rezultatesh skuadrën e Juventusit, ku tani synimi i vetëm i bardhezinjëve është të sigurojnë një vend në Champions vitin tjetër. Një fakt të tillë e ka pohuar dhe vet qendërmbrojtësi juventin, Xhorxho Kielini, i cili për mikrofonat e ‘’DAZN’’ foli për objektivat aktualë të sezonit dhe për të ardhmen e tij.

Ndeshja me Torinon: “Ne bëmë disa gabime që nuk janë të mira për nivelin e lojës tonë. Është për të ardhur keq, sepse kur kishim mprehtësinë për ta mbajtur ndeshjen në dorë, nuk rrezikuam shumë dhe pse krijuam shumë raste”.

Napoli: ’’Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe t’i lëmë fjalët e shumta sepse na pret një ndeshje e vështirë me Napolin të mërkurën.’’

Objektivi: “Ne duhet të shkojmë përpara dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën në mënyrë që të mund të arrijmë një objektiv të rëndësishëm për ne, një vend në Ligën e Kampionëve. Gjithashtu jemi dhe në finalen e kupës së Italisë”.

E ardhmja: “Jam i befasuar nga thashethemet për të ardhmen time. Nuk është problem dhe sigurisht nuk është diçka e cila ka rëndësi tani. Unë ende nuk kam marrë një vendim dhe jam plotësisht i përqendruar në të tashmen. Nuk do të keni asnjë lajm nga unë deri në fund të sezonit, deri sa të diskutojmë me klubin. Unë mund t’ju siguroj se Kielini dhe Bufon nuk do të jenë kurrë probleme për Juven’, u shpreh mbrojtësi italian.

Related posts

VALENCIA-REAL MADRID/ Ndizet sfida në “Mestalla”, “Los Blancos” realizojnë 2 gola në 2 minuta (VIDEO)

Delo.autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Suarez “alarmon” Barcelonën, zbulon trajnerin e preferuar

Delo.autor

GAFA E SHQIPTARIT NË KAMPIONATIN RUMUN / Mesfushori shqiptar shënon autogol të çuditshëm në kampionatin rumun

Isa.Autor

Leave a Comment