Futboll Sport

KRIZA EKONOMIKE DETYRON JUVENTUSIN TË LËVIZË/ Sulmuesi bardhezi me “valixhe në duar”

Juventusi është duke luftuar jo vetëm për sa u përket rezultateve, por edhe financiarisht.

Pandemia në të vërtetë ka goditur të gjitha klubet dhe për ta korrigjuar situatën, bardhezijntë po përgatiten të bëjnë shkurtime në skuadër dhe paga. Sipas asaj që shkruan “AS” , një nga lëvizjet e kompanisë do të ishte kthimi i Moratës tek Atletiko Madrid, duke mos ushtruar kështu klauzolën për të paguar për kartonin e tij.

Qëndrueshmëria e sulmuesit, i cili është kthyer te Juventusi këtë sezon si huazim është shumë e vështirë pavarësisht rezultateve të mira të arritura këtë sezon me 16 gola dhe 12 asistime në 35 ndeshje për kampionët e Italisë.

Drejtuesit e skuadrës priten të bëjnë ndryshime edhe në paga ku shumë lojtarë nuk do të fitojnë më sa kanë fituar në sezonin e fundit

Related posts

TREGON AMBICIET DHE ZBULON DY EMRA KLUBESH/ Sulmuesi Uzuni: Nuk dua thjesht listën te Kombëtarja

Delo.autor

DERBI CITY-UNITED/ Shpërthen festa në “Etihad Stadium”, vendasit në avantazh

F.autor

KATËR SFIDA NË NJË DITË/ Ndryshon axhenda e javës së 27-të të Kategorisë Superiore

Delo.autor

Leave a Comment