Bundesliga Futboll Sport

REVOLUCION NË EKIP/ Bayern nuk i ofron kontratë rinovimi, largon pas 10 vitesh mbrojtësin…

Bayern Munchen do të bëjë shumë ndryshime në repartin difensiv gjatë merkatos së verës. I pari ndryshim është David Alaba, që pritet të largohet drejt Real Madrid.

Dayot Upamecano do të transferohet te bavarezët nga Leipzig në fund të sezonit, ndërsa do të ketë edhe një tjetër të larguar. Bëhet fjalë për Jerome Boateng. “Kicker” bën me dije se Bayern ka vendosur përfundimisht që të mos i ofrojë kontratë rinovimi mbrojtësit.

Kontrata e Jerome Boateng skadon në muajin qershor dhe që nga ai moment ai do të jetë lojtar i lirë. Kështu, pas plot 10 vitesh nën ngjyrat e Bayern Munchen, Boateng do të ndërrojë ekip.

Related posts

KATALONJA E BËN TË SHENJTË “PLESHTIN”/ Ja çmimi prestigjioz që do të marrë

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Pochettino do 180 mln € për merkaton dhe “blindimin” e yjeve si Kane dhe Alli

Sadik.Autor

I IMPRESIONUAR NGA SULMUESI I RI I NAPOLIT/ Insigne: Më kujton Cavanin, është fantastik kur…

Delo.autor

Leave a Comment