Futboll

Napoli në Cagliari për t’u shkëputur në renditje

Mbrëmjen e sotme në Cagliari do të luhet një ndeshje delikate. Napoli do të përpiqet të shfrytëzojë mundësinë e shtyrjes së ndeshjes Juventus – Atalanta për të zgjeruar distancën me torinezët. Trajneri Sarri do të përpiqet të motivojë në maksimum futbollistët e tij të cilët nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve të tyre pasi nuk janë lejuar të udhëtojnë në Sardegna për arsye të rendit publik.

Mbrëmjen e së dielës Milan me dy gola nga Cutrone dhe Calabria ndaj Romës konfirmoi formën e mirë. Dy të rinjtë e skuadrës së Gatuso shënuan gola spektakolar për mënyrën si u zhvillua aksioni por edhe finalizimi.

Teknikut që erdhi nga ekipet e moshave i kërkohet të rinovojë për të vazhduar punën si drejtues i skuadrës Në ndeshjet e tjera Lazio fitoi 3-0 me Sassuolo. Udinese humbi me Samdorian 2-1. Ndërsa Fiorentina fitoi 1-0 me Chievo. Edhe pse fitoi 3-2 me Crotone, SPAL nuk doli nga zona e rënies nga kategoria.

Ndeshja e shtyrë Juventus – Atalanta mund të luhet më 13 ose 14 Mars.

 

Related posts

SHUMË LARG LAVDISË/ MANCINI: Me Portugalinë dua fitore, BALO s’është në…

Isa.Autor

SHKËLQEN NË MIQËSORE/ Milan e nis fazën përgatitore me një “tërmet 6 ballë”

Delo.autor

DËMTIMET/ Kombëtaret gjymtojnë Realin e Madridit dhe Barcelonën (LISTA E PLOTË)

F.autor

Leave a Comment