Futboll Sport

ZYRTARE/ Mançester Siti rinovon me yllin e ekipit deri në vitin 2025

Ditën e sotme, skuadra angleze e Mançester Sitit, ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me mesfushorin belg, Kevin De Bryjn.

De Bryjn do të jetë një lojtar i Sitit deri në vitin 2025-ë, ku për belgun ky është sezoni i 6-të me “qytetarët”. 29-vjeçari është një lojtar kyç për skuadrën e Guardiolës, ku në 6 sezone ka arritur të shënojë 65 gola dhe të dhurojë plot 105 asiste.

Mesfushori belg cilësohet si ndër më të mirët në botë në rolin e tij, dhe Mançester Sitit nuk ka dashur t’i rrëshqasë nga duart një lojtar i nivelit të tillë. De Bryjn u transferua nga skuadra e Volfsburgut në verën e vitit 2015, për shifrën e 45 milion eurove.

Related posts

LIVE/ Shqipëri-Jordani: Kuqezinjtë superiorë në pjesën e parë, Grezda dhe Manaj shpërdorojnë (VIDEO)

Isa.Autor

Franca Kampione e Botës, FIFA e kishte përcaktuar që në fillim (FOTO)

Isa.Autor

Spanja stërvitet dhe për sistemin VAR

Sadik.Autor

Leave a Comment