Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

VETËM 20-VJEÇ/ Mesfushori shqiptar i “çmend” të gjithë me SUPER GOLIN e realizuar (VIDEO)

Ditën e sotme, mesfushori me origjinë shqiptare Kastriot Imeri është bërë protagonist në Zvicër, teksa ka realizuar një gol mjaft të bukur nga një e fortë jashtë zone.

Imeri i cili luan me skuadrën e Servetes në Super ligën zvicerane, hyri në fushë në minutën e 67-të dhe arriti të bëhet menjëherë protagonist duke realizuar një gol mjaft të bukur në minutën e 69-ë  në sfidën ndaj Zyrihut e cila përfundoi me rezultatin 1-2.

Kundërshtarë me mbrojtësin 20-vjeçar ishin plot 5 shqiptarë, Aliti, Kryeziu, Domgjoni, Xhemaili dhe Kololli, 3 prej të cilëve luajnë me përfaqësuesen e Kosovës.

Kastriot Imeri është një lojtar i ri me mjaft perspektivë dhe luan për përfaqësuesen e 21-vjeçarëve të Zvicrës, teksa kohët e fundit është përfolur dhe për një debutim të tij me Kombëtaren Shqiptare në të ardhmen.

Related posts

Lojtari i kombëtares shqiptare “trazon ujërat” në Itali, klubi kërkon 500 mijë euro…

Sadik.Autor

TRULLOS KEQ KUNDËRSHTARËT/ Ja si Messi “tërbon” dy brazilianët me lëvizjet “magjike” (VIDEO)

Delo.autor

​Chelsea dhe Arsenal barazojnë në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup

Q.Autor

Leave a Comment