Sport

ZBULOHET SKANDALI I RADHËS SË ARMSTRONG/ Përdorte një motor të fshehur në biçikletë për të rritur shpejtësinë

Lenc Armstrong mbetet një emër i madh i sportit të çiklizmit, edhe pse u përfshi në një skandal dopingu, Së fundmi një gazetar francez, i quajtur Antoine Vajer, zbuloi një skandal të ri në lidhje me ish-çiklistin e famshëm amerikan.

Ai u shpreh se 7 herë fituesi i Turit të Francës, të cilit iu hoqën të gjithë titujt e fituar për doping, ka përdoruar një motor të vogël të instaluar në biçikletën e tij për të ecur më shpejt.

Eksperti i çiklizmit e ka vënë re këtë fakt duke studiuar në detaje disa video në të cilat ish-kampioni amerikan shihet duke prekur pjesën e pasme të shalës. Menjëherë pas këtij gjesti, Armstrong, papritmas do të rriste shpejtësinë.

Bëhet fjalë për një pajisje që peshonte vetëm 800 gram, pra e lehtë për t’u fshehur në biçikletë, e përbërë nga një motor që do të prodhonte 500ë energji dhe një bateri të futur brenda shishes së përdorur nga çiklistët. Pavarësisht nga fuqia e shtuar, duhet të vazhdosh pedalimin që pajisja të funksionojë:

“Nuk është si të ngasësh një motor. Duhet të punosh shumë për ta bërë atë të funksionojë”, – shpjegoi Gibings, kreu i kompanisë “Typhoon”, prodhues i këtyre motorëve. Armstrong presupozohet se e ka instaluar këtë sistem gjatë viteve të karrierës së tij. Mbetet për t’u parë tashmë si do të vazhdojë kjo çështje dhe nëse do të ketë një hetim të mirëfilltë.

Related posts

PAS STUHISË, WANDA DHE ICARDI BËN PAQE/ Babai i showgirl-it: Nuk kam marrëdhënie të mirë me të, isha me…

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ Milinkovic-Savic do të luaj te kjo SUPER skuadër sezonin e ri

Isa.Autor

ANCELOTTI U ZYRTARIZUA TEK REAL MADRID/ Tifozeria e Everton acarohet kur dëgjon emrin e pasuesit

Delo.autor

Leave a Comment