Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ EURO GOLI i Talem nuk mjafton, Chelsea kualifikohet në gjysmëfinale

Chelsea kualifikohet në gjysmëfinalet e UEFA Champions League duke eliminuar Porton me rezultatin e përgjithsëm 2-1. Mbrëmjen e sotme, “Blutë” e Londrës ishin të fikur dhe u mposhtën 0-1, por iu falën fitoren së një jave më parë me shifrat 0-2.

Ndeshja e sotme u dominua totalisht nga portugezët e Portos. Pavarësisht se Chelsea pati shumë rast në pjesën e dytë për shkak të hapësirave, londinezët nuk u treguan të saktë përpara portës me Pulisic dhe Havertz.

Në fundin e ndeshjes, Porto shënoi golin e fitores, por vetëm aq, pasi ishte shumë vonë. Në minutën e 94’ të ndeshjes Taremi shënoi një nga golat më të bukur të turneut, teksa mposhti portierin Mendy me një roveshatë. Kështu, gjithçka u mbyll 0-1, me Chelsean që kalon në gjysmëfinale, ku pret fituesin e çiftit Real Madrid-Liverpool.

Related posts

NGA VESELI TEK FLORIAN KAMBERI/ Ja lëvizjet e “kuqezinjve” në merkaton e janarit

Delo.autor

Edhe ITALIA njësoj si SHQIPËRIA/ Mancini: Më shqetëson fakti që futbollistët…

Isa.Autor

I BEFASON TË GJITHË/ Ish-ylli i Barcelona-s: Ishte diçka e shpifur që nuk luaja, fitova një kampionat por është e rreme…

Delo.autor

Leave a Comment