Futboll Seria A Sport

HUMBËN SFIDËN NË FRYMËN E FUNDIT/ Shikoni gjestin e mrekullueshëm të lojtarit të Cagliari-t për kundërshtarin e tij (FOTO)

Mbrëmë ishte një sfidë dramatike ajo mes Kaljarit dhe Parmës e përfunduar me rezultatin 4-3 për skuadrën sarde.

Një ndeshje me plot emocion ku skuadra nga Sardenja ka përmbysur rezultatin në minutat shtesë. Rezultati ishte nga 1-3 dhe shkoi në 4-3 me anë të golave të Pereiro në minutën e 90+1′ dhe të Çerrit në minutën e 90+4′. Ndërsa më parë për skuadrën e Kaljarit kishte shënuar dhe Marin në minutën e 66′ për rezultatin 2-3.

Pas përfundimit të sfidës sulmuesi i Kaljarit, Zhoao Pedro i afrohet ish-shokut të skuadrës tek Palermo, Jasmin Kurtiç i cili aktualisht aktivizohet me Parmën teksa ishte i përlotur dhe Pedro e mbështet ish-shokun e skuadrës duke qëndruar pranë tij në këtë ndeshje dramatike.

Pamjet u bënë virale kudo në rrjet nga ky gjest i mrekullueshëm.

Related posts

LOJËRAT OLIMPIKE/ Abakarov eliminohet në çerekfinale

F.autor

PO KALON NJË KRIZË TË THELLË NË PREMIER/ Arsenal përgatitet për katastrofën, “gjobë” e frikshme për lojtarët

Delo.autor

DORTMUND I PAPËRMBAJTSHËM/ Haaland realizon golin e tretë, Guerreiro kompleton “pokerin” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment