Futboll Kategoria Superiore Sport

TEUTA-TIRANA/ Dilema dhe mungesa të rëndësishme tek të dyja klubet, ja formacionet e mundshme…

Djemtë e detit kanë mbyllur dje paradite përgatitjet për takim e 29-të sezonal ndaj Tiranës në “Olympic Park”, takim i vlefshëm për Kategorinë Superiore.

Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini dhe stafit teknik, ekipi ka zhvilluar një seancë të karakterit teknikotaktik ku stafi ka dhënë këshillat e fundit në prag të takimit ndaj bardhebluve. Për Teutën, sfida me Tiranën është një nga më të rëndësishme

GJENDJA – Teuta për përballjen me Tiranën nuk do të ketë në dispozicion një lojtar të rëndësishëm, si Lorenco Vila, i cili duhet të shlyejë të shtunën pezullimin prej kartonëve të kartonëve të verdhë.

Tirana ka mbyllur përgatitjet për sfidën me Teutën. Bardheblutë punuanb rreth një orë në “Skënder Halili” dhe më pas u larguan për t’u grumbulluar në mbrëmje.

Përsa i përket formacionit, Shehit i ka dalë një problem i sekondës së fundit. Toshevski ka lënë stërvitjen në mes pasi ka pasur dhimbje shpine. Për të mos rrezikuar Shehi e ka lënë pushim. Nëse nuk ia del luan Toli. Po kështu edhe Vangjeli ka balotazh me Halilin dhe nëse në fushë është korçari, Najdovski spostohet në mesfushë. Pjesa tjetër e skuadrës është e njëjtë si në sfidën e kampionatit me Kukësin. Trajneri i bardhebluve dje punoi shumë me goditjet standarde, një nga armët më të forta të Teutës në këtë kampionat.

Related posts

I THUR ELOZHE TALENTIT TË KOMBËTARES/ Ish-sulmuesi Luçi: Broja më i suksesshmi që ka lindur Shqipëria

Delo.autor

Spalletti OPTIMIST: Ky do të jetë një sezon ndryshe për Interin

Isa.Autor

KUPA E BOTËS/ Spektakël në “Kazan Arena” Argjentina shënon golin e tretë ndaj Francës

Sadik.Autor

Leave a Comment