Futboll Sport

DISIPLINA MERR VENDIMIN/ Akuzat publike për fiksim rezultatesh, FFK-ja gjobit skuadrën e Ballkanit

Klubi i Ballkanit është gjobitur me 2 mijë euro nga Komisioni i Disiplinës së Federatës së Futbolllit Kosovar, pas akuzave publike të bëra nga klubi suharekas për fiksim rezultatesh në ndeshjet e elitës së kampionatit kosovar.

Ballkani doli me një deklaratë zyrtare ditën e diel, duke hedhur dyshime për sa i përket këtij fenomeni tepër të rrezikshme. Ndërkohë që FFK-ja, hapi menjëherë hetim disiplinor, duke dënuar suaharekasit me 2 mijë euro gjobë.

VENDIMI I KOMISIONIT TË DISIPLINËS:

FC Ballkani nga Suhareka në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave për deklarata ofenduese drejtuar organeve të FFK-së, lidhur me ecurinë e rrjedhës së ndeshjeve, me çka shkel kodin e sjelljes sportive dhe cenon shprehimisht aktet normative të FFK-së, duke tejkaluar suazat normale të veprimtarisë së lejuar sportive dhe shoqërore. Ballkani dënohet me shumën prej 2000 eurove.

Related posts

RITKTHEHET TË FLASË SI INTERIST/ Conte: Dumfris, një blerje e rëndësishme për… ne

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja pse Endri Çekiçi nuk është grumbulluar me Kombëtaren

Delo.autor

Carroll te Chelsea, tifozët kërcënojnë të djegin qytetin

Q.Autor

Leave a Comment