Futboll Kategoria Superiore Sport

I THUR ELOZHE PARTIZANIT/ Porteri Sherri: Është ekipi më i fortë, ka krijuar fizionomi loje të…

Alen Sherri ngre në qiell Partizanin. Në një prononcim për “Rubrikën sportive”, portieri i Laçit flet për ekipin e tij dhe kundërshtarët e tjerë.

“Pavarësisht nga rezultatet kundër tyre, Partizani është ekipi që sinqerisht e them që do ta veçoja nga të gjithë se na ka nxjerrë më shumë punë sesa çdo ekip tjetër. Ka krijuar fizionomi loje të mirë, di të luajë topin dhe ka një stol të mirë që i jep shumë përparësi. Të them të drejtën, të gjitha përballjet me ta kanë qenë të luftuara dhe na kanë hapur punë gjatë gjithë kampionatit. Për atë që po tregojnë është një ndër rivalët më të fortë”, tha në fillim Sherri.

Vllaznia me Teutën janë dy skuadra të tjera që portieri i vlerëson, ndërsa pohon se te Laçi shpresonin që takimet të dilnin në barazim. “Neve na përshtatej më shumë barazimi mes dy ekipeve dhe para ndeshjes duke e menduar, ishte për barazim, se të dyja janë shumë të forta e asnjë nuk do të merrte fitoren. Mund edhe të keqkuptohem, por në fund të fundit jam profesionist. Vllaznia është bërë ekip i frikshëm këtë vit, që nga fillimi i kampionatit.

Kanë një të mirë, që luftojnë në të dyja frontet. Është pothuajse i njëjti ekip me disa emra të rinj të paafirmuar dhe të mendosh që kanë arritur kaq shumë. Merita kryesore është e trajnerit, kanë organizim e një frymë tjetër. Është pika kryesore e suksesit që kanë pasur”, deklaroi portieri shkodran i Laçit.

Related posts

Luca Modric: Topi i Artë? Prioriteti im në këto momente është Kupa e Botës

Isa.Autor

PASI “VARI KËPUCËT NË GOZHDË”/ Totti nis eksperiencën e re si menaxher futbollistësh

Delo.autor

KËRKON T’I BËJË VETES NJË DHURATË SPECIALE/ Sulmuesi Vardy: një Fiat 500 të 1996-ës sepse…

Delo.autor

Leave a Comment