Futboll Sport

HABIT ME DEKLARATËN/ Ish-presidenti i Bayern: Tifozët nuk janë lopë që t’i marrim qumështin, ky është ndryshimi me…

Ish-presidenti i Bajern Mynih, Uli Hënes i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij të fundit, teksa në lidhje me çmimin e lartë të biletave për në stadium u shpreh se tifozët nuk janë lopë që bëjnë qumësht.

Deklarata e tij i referohej çmimit të lartë të biletave në Angli, ku një biletë arrin çmimin e 300 eurove.

“Diferenca ndërmjet 104 eurove dhe 300 eurove është shumë e madhe për tifozët e futbollit. Ne nuk mendojmë që fansat janë si lopët që bëjnë qumësht. Futbolli duhet të jetë për të gjithë.

Mund të fitosh 2 milion euro më shumë, por çfarë ndryshimi ka? Në një diskutim në merkato mund ta arrish atë shumë për vetëm pesë minuta. Ky është ndryshimi midis nesh dhe Anglisë”, u shpreh Hënes.

Deklarata e ish-numrit një të Bajernit ka bërë bujë të madhe teksa ishin të shumta komente pozitive në drejtim të tij.

Related posts

PREKËSE/ Një vit pas KOLAPSIT të fushë, talenti i Ajax ZGJOHET NGA KOMA

Isa.Autor

NJË TJETËR SHQIPTAR DREJT SERIE A/ Klubi italian interesohet për ish-lojtarin e Bayern Munich…

Delo.autor

“NUK FUTEMI NË FUSHË TË DORËZUAR NDAJ BASELIT”/ Trajneri Daja: Pas ndeshjes do diskutojmë të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment