Futboll La Liga Sport

“KËTU MË KANË BEFASUAR STADIUMET”/ Gomez: Italia ka mbetur mbrapa. Messi nuk e priste që…

Alejandro Papu Gomez ka dhënë një intervistë interesante për DAZN. Futbollisti i Sevilla-s është kthyer të flasë për lamtumirën nga Atalanta dhe për vendimin për të shkuar në La Liga.

“Atalanta është aq e fortë saqë e di se disa ndeshje do t’i fitojë me lehtësi, kështu që është pak e mërzitshme dhe nuk i shoh ndeshjet sepse e di se do të mbarojnë 3 ose 4 me zero”, ka thënë Papu Gomez për skuadrën e Gasperinit.

Në lidhje me largimin nga Bergamo:

“E dija se kishte disa që donin që të zhdukesha dhe të shkoja në kampionate të çuditshme si Arabia Saudite ose MLS. Nuk mund ta mbyllja karrierën time në kampionate të dobëta. Duhej të shkoja te një skuadër e madhe”.

Në lidhje me transferimin në La Liga:

“Messi? Kemi folur gjatë. Ai nuk e priste që të shkoja në La Liga. Këtu më kanë befasuar fushat, stadiumet e reja, bari gjithmonë perfekt. Italia është tërheqëse, por ka mbetur pak mbrapa, kanë mbetur stadiumet e vjetër”.

Related posts

PO SHKËLQEN/ Frikë te Dortmundi, talenti 20-vjeçar kërkohet nga gjigantët europianë

Isa.Autor

BËN KRAHASIMIN MES MOURINHO DHE GUARDIOLËS/ Samuel Eto’o: Njëri ka fituar Champions me Porton, tjetri…

Delo.autor

SFIDA ME TOTTENHAM/ Ish-lojtari i Milanit këshillon: Van de Beek duhet të shkojë tek…

Delo.autor

Leave a Comment