Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-INTER/ “Zonja e Vjetër” luan shansin e fundit për Champions, përgjegjësia bie mbi Kalvarezen

Juventusi është në një situatë dëshpëruese për të provuar deri në fund kualifikimin në Ligën e Kampioneve. Por përtej shpresës që Napoli mund të ndalet në dy takimet e fundit (rruga më e lehtë), apo llogarive të renditjes së përzier që mund ta përfshijnë me Milanin në distancë, duke qenë se fundjavën tjetër “Djalli” luan në transfertë me Atalantën, bardhezinjtë duhet pikësëpari të fitojnë sot në mbrëmje me Interin.

Ky është një mision shumë i vështirë, dhe përgjegjësinë e madhe do ta ketë Xhanpaolo Kalvarezes. Arbitri nga Teramo do të ndihmohet sot në orën 18:00 nga asistentët Longo e Valeriani, ndërsa Guida do të jetë arbitri i katërt. Ndërsa në dhomën e VAR-it do të jenë Irrati e Pereti.

Për sa i përket Kalvarezes, ai është arbitri i njëjtë edhe i Inter-Juve (2-0) në fazën e parë, por edhe i gjysmëfinales së vajtjes së Kupës së Italisë në “San Siro”, Inter-Juve 1-2. Lidhur me bilancet totale me të dyja ekipet në karrierë, Kalvareze numëron 10 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje ndaj zikaltër dhe 14 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje ndaj bardhezinjve.

Related posts

PSG nuk i frikësohet Real-it, por arbitrit… (VIDEO)

Q.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Mourinho do sulmuesin problematik në skuadër, ja emri

Delo.autor

SERIE A/ Candreva: Me Juven nuk mund të gabojmë, të fitojmë edhe për tifozët

Sadik.Autor

Leave a Comment