Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së parafundit të Serie A dhe kanë ardhur gjithashtu edhe dy verdikte të tjera pas Interit kampion dhe rënies nga kategoria të Crotones dhe Parma.
Me fitoren e sotme 4-3 në fushën e Genoa-s, Atalanta siguron pjesëmarrjen në Champions League për të tretin vit radhazi. Një ndeshje që nisi mirë dhe në dishezë për djemtë e Gasperinit me golat e Zapata, Malinkovsky dhe Gosens duke mbyllur 45′ e para 3-0. Por, asgjë nuk mbaroi pasi vendasit u përgjigjën me Shomurodov.
Pasalic u kundërpërgjigj duke ccuar shifra në 1-4 për bergamaskët, të cilët më pas lëshuan totalisht dhe menduan për finalen e Kupës, aq sa Genoa shënoi dy herë me Pandev dhe Shomurodov sërish, duke fiksuar në fund humbjen 3-4. Atalanta në Champions, Spezia qëndron në Serie A dhe feston.
E ngjitur sivjet, skuadra bardhezi ka mposhtur sot Torinon me rezultatin e thellë 4-1 duek siguruar qëndrimin edhe sezonin tjetër në elitë. Protagonisti Nzola me dy gola.
Feston familja amerikane që e bleu 21 mln euro klubin, ndërsa futet në një dramë të madhe Torino e Cairos, kur ka mbetur edhe java e fundit dhe ndeshja për t’u rikuperuar ndaj Lazios. Torino rrezikon rënien nga kategoria ende.