Futboll Seria A Sport

DERBI I ITALISË/ Juventus mposht me përmbysje Inter-in dhe mban gjallë shpresën Champions

Juventus ka fituar 3-2 ndeshjen e javës së 37 të Serisë A kundër Inter-it.

Një fitore dramatike për bardhezinjtë që mbeten në garë për një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Ndeshja e luajtur në Allianz Stadium pritet të pasohet nga shumë polemika për shkak të asaj që ka ndodhur në 10 minutat e fundit të ndeshjes.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1 pas dy penalltive të Cristiano Ronaldo-s dhe Romelu Luaku-t. Portugezi është ndalur fillimisht nga Handanovic, por ka arritur të shënojë pasi topi është kthyer në këmbët e tij.

Në minutën e 55-të, torinezët kanë mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Bentancur, i konsideruar i ekzagjeruar nga bardhezinjtë.

Çmenduria ka filluar në minutën e 83-të, kur zikaltrit kanë barazuar falë një autogoli të Chiellini-t. Kapiteni i bardhezinjve ka pretenduar për një faull, por arbitri e ka konfirmuar golin pasi është konsultuar me VAR.

Pesë minuta më mbrapa, arbitri ka dhënë një penallti për Juventus, e fituar dhe transformuar në gol nga Cuadrado. Kartoni i dytë i kuq ka ardhur në minutën e 92-të dhe është marrë nga Brozovic.

Juventus merr tri pikët dhe shpreson akoma.

Related posts

LA LIGA/ Griezmann bëhet “çështje”, Diego Costa e kërcënon…

Sadik.Autor

PREMIER LEAGUE/ Klopp: Salah meriton një “Oscar”, jemi gati për finalen perfekte…

Sadik.Autor

Federata e Futbollit të Turqisë pritet të dënoj Arda Turan pas këtij veprimi (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment