Futboll Sport

“DO T’I PËRCJELL FJALËN E ZOTIT”/ Tentoi të hynte në shtëpinë e Neymar, arrestohet autori

Siç thekson “L’Équipe”, një burrë befasoi shërbimet e sigurisë, që ylli brazilian ka punësuar në dyert e shtëpisë së tij në “La Celle-Saint-Clou”, teksa donte të hynte brenda. Ai mbante një çantë shpine plot me “Bibla” dhe tha se donte ta takonte lojtarin e PSG për t’i përcjellë “fjalën e Zotit”. Kjo gjë ndodhi në kapërcyell të së shtunës për të dielën, rreth orës 01:30 të mesnatës.

Pas pak, ai u arrestua në Bougival, një qytet aty pranë, dhe pranoi para hetuesve se nuk kishte asnjë qëllim të keq karshi 29-vjeçarit, por donte t’i predikonte fjalën e Zotit. Pas fitores së të dielës (4-0 në Reims) dhe frenimit të Lille, parizienët kanë ende një shans për ta fituar titullin në Ligue 1. Java e fundit do të jetë për “sulm në zemër” në këto dy ndeshje (e diel, ora 21:00): Brest-PSG dhe Angers-Lille. Brest rrezikon të zbresë një kategori më poshtë, ndërsa Angers është tejet komod, nuk rrezikon asgjë.

Related posts

RIVALITETI NË DISTANCË/ E ardhmja dhe Ibrahimovic, HIGUAIN i merr “fjalën” Gattusos

Isa.Autor

Barcelona SOT dhe NESËR/ Katalanasit në kërkim të riciklimit të skuadrës

Isa.Autor

MONTENEGRO-ENGLAND/ “Vendasit” kalojnë në epërsi, shënon Vesovic

Delo.autor

Leave a Comment