Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-SKËNDERBEU/ Shehi me ndryshime, Memelli rotacion. Ja formacionet e mundshme…

Edhe në sfidën me Skënderbeun, Tirana do të luajë me ekipin e dytë. Shumë pak titullarë do të jenë në fushë. Në portë do të jetë Ilion Lika që, me sa kuptohet, do ta mbyllë këtë sezon në katërkëndor.

Më pas në mbrojtje, Nuriu, Vrapi nga krahët e Hoxhallari e Behiratçe në qendër të mbrojtjes. Në mesfushë treshja Kuka, Stafa e Giamfi. Në sulm Seferi, Danso e Halili.

Në pjesën e dytë do të luajnë Beshiraj, Musaj. Bardheblutë do të testojnë lojtarët që do të futen pak nga pak në sezonin e ri. Rezerva do të jenë Najdovski, Toshevski, Batha, Ismajlgeci e Vangjeli, lojtarë që këtë sezon kanë dhënë maksimumin

Me një finale Kupe për të luajtur, duket se gjithkush do të bënte atë që Memelli kërkon të bëjë ndaj Tiranës, t’i mbajë të freskët lojtarët dhe të mos i rrezikojë aspak në një ndeshje thjesht me vlerë statistikore.

Për këtë arsye, në këtë ndeshje nga minuta e parë me shumë mundësi do të kthehet në portë Dajsinani, i cili prej javësh ka humbur vendin e titullarit. Para tij do të rreshtohet një mbrojtje me tre lojtarë e formuar e gjitha nga Kosovarët e Skënderbeut.

Titullarët pritet të nisen nga Bajrami për të vijuar më pas me Vitijën dhe Sadriun. Abei dhe Vangjeli pritet që të kompletojnë të gjithë këtë repart, duke përfshirë edhe krahët e ekipit.

Në mesin e fushës do të ketë vend për Shabanin që do të hyjë si titullar në këtë takim për të vijuar më pas me Dovunën dhe Rrapajn. Ndërsa sulmi pritet që t’i besohet të riut Rei Kaçanolli dhe Tereziut që do të rikonfirmohet edhe në këtë takim.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Është një titullar i padiskutueshëm, Diego Godin kërkon të largohet nga Inter në…

Delo.autor

VIDEO/ Ronaldinho nuk ka të ndalur me ‘magjitë’ e tij, mos e humb!

Q.Autor

32-VJEÇARI ËSHTË PA SKUADËR/ Skuadra italiane po vlerëson mundësinë e rikthimit të ish-mbrojtësit të Inter…

Delo.autor

Leave a Comment