Futboll Sport

PERFORMANCË E DOBËT NDAJ ITALISË/ Juventus “skarcon” Demiral. “Bardhezinjtë” kanë gati zëvendësuesin

Performanca e dobët në sfidën ndaj Italisë ka vendosur në qendër të kritikave mbrojtësin e Juventusit, Mehdi Demiral i cili me shumë mundësi do të nxirret në shitje dhe nga klubi bardhezi.

Dikur një futbollist me perspektivë dhe të ardhme të ndritur, tanimë Demiral nuk shikohet si i tillë teksa në shtëpinë e bardhezinjve të cilët i kanë gjetur dhe zëvendësuesin. Dëmtimi i rëndë që e la jashtë fushës për një periudhë të gjatë ka bërë që turku të rikthehet me një formë jo fort të mirë duke humbur vendin e titullarit te Juventusi.

Bardhezinjë do ta nxjerrin menjëherë në merkato sapo të mbarojë kompeticioni i verës dhe skuadrat favorite për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit janë Milani dhe Evertoni. Ndërkohë drejtuesit i kanë gjetur zëvendësuesin dhe ai do të jetë mbrojtësi i Fiorentinës Nikola Milenkoviç.

Serbit i skadon kontratat këtë verë me violët dhe me shumë mundësi do të largohet nga klubi, teksa një kalim tek Juventusit do të ishte hap i madh në karrierë për Milenkoviç.

Related posts

“TËRMET 6 BALLË” NË CHAMPIONS/ Manchester City mposht me GOLEADË Leipzig

Delo.autor

7 fjalët që i duheshin Messi-t për të bindur Paulinho-n të kalonte te Barcelona

Sadik.Autor

BARAZIMI I TRETË RADHAZI/ Kurbinasit dhe Bylis ndajnë pikët

Delo.autor

Leave a Comment