Futboll Sport

FRANCË-GJERMANI/ Super sfida pritet të jetë e zjarrtë dhe mjaft e luftuar (FORMACIONET ZYRTARE)

Duke filluar nga ora 21:00 do të luhet supersfida e Grupit F, Francë-Gjermani të cilat do tëp përplasin brirët në këtë ndeshjes startuese në Kampionatin Europian.

E gjithë bota do t’i ketë sytë nga supersfida e mbrëmjes e cila pritet të jetë e zjarrtë dhe mjaft e luftuar. Franca është kampionia e botës në fuqi dhe nuk mund të ‘’ulë kokën’’ mbrëmjen e sotme, ndërsa Gjermania si një ndër shkollat e futbollit më të mira në botë do të tentojë gjithçka për gjithçka.

Një fitore ndaj një rivali direkt do të trembte dhe kundërshtarët e tjetër të cilët do të ndjekin me kujdes rezultatin e kësaj ndeshje. Trajneri Lëv do të largohet nga ‘’panzerat’’ në fund të kompeticionit dhe ku ka më mirë se do largohet mes lavdisë duke ngritur trofeun, por për të arritur deri aty do të duhet shumë punë dhe mund.

FORMACIONET ZYRTARE

Franca: Loris, Pavard, Kimpembe, Varane, Pogba, Kante, Rabiot, Hernandez, Grizman, Mbape, Benzema, Trajner: D.Deshamp
Gjermania: Nojer, Rudiger, Ginter, Humels, Kimish, Havertz, Kros, Gnabri, Gosens, Gyndoan, Myler, Trajner: J.Lëv

Related posts

BYLIS-LAÇI/ Vendoset baraspesha në “Adush Muça”, Nuabueze tund rrjetën (VIDEO)

Delo.autor

DO TË TRANSFEROHET TEK JUVENTUSI/ Mesfushori Ramsey: Erdha kur isha një fëmijë, ndërsa tani largohem si…

Delo.autor

TARE TE MILANI/ Capello: Zgjedhja e duhur

F.autor

Leave a Comment