Futboll Sport

“KAM MARRË DISA OPSIONE”/ Shevchenko: Doja të bëja si Kaladze, por kam kuptuar se nuk jam si ai

Trajneri i Ukrainës dhe ish-sulmuesi i Milan-it, Andriy Shevchenko, ka pranuar se pasi ka varur këpucët në gozhdë, ka dashur të ndërtonte një karrierë në politikë.

“Përveç sportit, kam marrë në konsideratë disa opsione. Kam menduar të ndërmerrja një karrierë si sipërmarrës, por kisha ambicie politike, kështu që jam përfshirë në një moment në aktivitete politike”, ka thënë Shevchenko.

“Kam kuptuar se nuk ishte fusha ime dhe jam kthyer mbrapa. Kam marrë një formim si trajner dhe kam zgjedhur një drejtim më të përshtatshëm. Nuk do të thoja se politika më ka zhgënjyer, thjesht kam kuptuar se nuk ishte rruga ime”.

“Ukraina është një vend i ri ku kërkohen politikanë të rinj edhe me një të kaluar prej atletësh. Kjo është një tendencë globale. Në Gjeorgji, ish-shoku im i skuadrës (te Milan), Kaladze, ka ndërtuar një karrierë politike, Weah është bërë presidenti i Liberisë. Bota po ndryshon dhe ofron mundësi për të gjithë, por politika nuk bën për mua”, ka përfunduar Sheva.

Related posts

POSTON FOTON EPIKE DHE “THUMBON” VIDAL/ Evra: Të jesh juventin deri në fund është e vetmja gjë që vlen

Delo.autor

Gazetari serb tentoi t’i marr në intervistë, por ja si u përgjigjen Xhaka e Shaqiri

Isa.Autor

Kushton 150 euro, por topi i Botërorit çahet 2 herë. Ja ç’nuk u pa nga Francë-Australi

Sadik.Autor

Leave a Comment