Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Danimarkë-Belgjikë. Rezultati 1-2

Do të startojë në orën 18:00 në “Parken Stadium” të Kopenhagenit, sfida Danimarkë-Belgjikë, e vlefshme për raundin e dytë të Grupit B të EURO 2020.

Kombëtarja e Belgjikës pas triumfit në ndeshjen e parë ndaj Rusisë me rezultatin 3-0 do të kërkojë fitoren për të arritur kualifikimin për më tej që pasditen e sotme.

Kombëtarja e Danimarkës synon fitoren e parë në grup për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm për më tej.

Në Grupin B, përveç Belgjikës dhe Danimarkës, ndodhen gjithashtu dhe Kombëtarja e Rusisë dhe ajo e Finlandës.

 

LIVE/ Danimarkë – Belgjikë 1-2

Poulsen 2′ / T. Hazard 55′, De Bryjne 70′

KOMENTI LIVE –

90′ Arbitri i katërt akordon 5 minuta shtesë!

88′ Danimarka rrezikshëm, Brejthuejth godet shtyllën në tentativën me kokë.

82′ Danimarka kërkon me doemos golin e barazimit teksa provon të depërtojë në mbrojtjen belge.

70′ GOOOOOOOL BELGJIKA 1-2! “Djajtë e kuq” përmbysin gjithçka, pas disa kombinineve në afërsi të zonës daneze Kevin De Bryjne godet me një silurë dhe topi përfundon drejt e në rrjetë. 

55′ GOOOOOOOL BELGJIKA 1-1! Barazohen shifrat me Torgan Hazard. Ishte Lukaku ai që e nisi aksionin e golit me sprintin e tij ku pason në zonë dhe Torgan Hazard nuk gabon duke barazuar shifrat në 1-1.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

35′  Damsgard pranë golit ku godet, por topi përfundon pranë shtyllës.

26′ Vas provon nga larg zone, por goditja e tij përfundon shumë larg portës

14′ Të dyja skuadrat po zhvillojnë një lojë të bukur ku ka patur raste për gtol nga të dyja krahët.

2′ GOOOOOOOOL DANIMARKA 1-0! Kombëtarja skandinave e nis vrullshëm teksa Poulsen kalon në avantazh kombëtaren e tij.

1′ Starton sfida!

Related posts

Shaqiri këndon para shokëve, ata qeshin me të (VIDEO)

Sadik.Autor

REAL MADRID NË KRIZË REZULTATESH/ Raphael Varane nuk shqetësohet: Kështu ishim edhe në verën e 2017-ës, por…

Delo.autor

Probelemet e Juventus, Dybala dhe Higuain kanë mbetur në “Wembley”

Sadik.Autor

Leave a Comment