Futboll

Barcelona, 34 ndeshje pa humbje – 4 larg rekordit historik në Spanjë

Barcelona ka shkuar në 34 ndeshje pa humbje në La Liga dhe synimi është rekordi historik, që mbahet nga Real Sociedadi.
Fitorja 1-0 kundër Atletico Madridit në “Camp Nou” ishte triumfi i 28-të për Barcelonën në 34 ndeshje pa humbje, që regjistron edhe gjashtë barazime, shkruan Gazeta Express.

Barcelona tani i është vënë pas rekordit historik të vendosur nga Real Sociedadi në vitin 1980, që kishte shkuar deri në 38 ndeshje pa humbje në Spanjë.

Barcelona, aktualisht me 34, është katër ndeshje larg barazimit të këtij rekordi dhe 5 që ta thyejë krejtësisht atë dhe të shkruajë histori.

Pesë ndeshjet e ardhshme të Barcelonës në La Liga janë: Malaga, Athletic Bilbao, Sevilla, Leganes dhe Valencia. /Gazeta Express/

Related posts

“NUK DUHET TË NDODHTE”/ Dechamps komenton momentin e himnit….kërkova falje

Delo.autor

PSG-Caen, vendasit duan ta mbyllin vitin me fitore

Q.Autor

Tirana me Laçin arrijnë marrëveshjen, zyrtarizohet përforcimi i parë

Sadik.Autor

Leave a Comment