Futboll

Klopp: “Nëse bëj ndryshime, gjithçka mund të keqkuptohet”

Klopp ka paralajmëruar rrotacione, por jo edhe shumë – për faktin se siç ka thënë ai: “mund të keqkuptohet”.
Pas fitores 5-0 në udhëtim, Liverpooli është afër që ta eliminojë Porton nga Liga e Kampionëve dhe duke parë që të shtunën Të Kuqtë luajnë përballë Manchester Unitedit në Premierligë, atëherë Klopp mund të bëjë ndryshime.

Por, Jurgen Klopp ka paralajmëruar se mund të mos pushojë shumë lojtarë pavarësisht rezultatit mbresëlënës nga ndeshja e parë, për faktin se gjithçka mund të keqkuptohet dhe se ai nuk dëshiron të nënçmojë kundërshtarin.

“Mund të bëjmë (rrotacione), por ende nuk jam i sigurt sepse gjithçka mund të keqkuptohet”, tha Klopp para ndeshjes me Porton.

“Dua me të vërtet të tregojë respekt, dua të tregoj respekt për kundërshtarin, për turneun dhe dua formacionin më të mirë për ta fituar ndeshjen sepse kjo është arsyeja pse jemi këtu”, shtoi ai.

“Jemi të pamposhtur në Champions League këtë sezon dhe dua të mbetemi të pamposhtur sa më gjatë të jetë e mundur. Kjo do të na ndihmoj shumë”, theksoi mes tjerash Klopp.

Related posts

PEREZ “TËRBON” GATTUZON/ REALI futet në garë për SPANJOLLIN e MILANIT

Isa.Autor

Barcelona, 11 ndeshje larg rekordit historik të Real Madridit

Q.Autor

SARRI E NIS SUKSESSHËM/ Chelsea dhuron klas dhe spektakël me 3 adoleshentë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment