Futboll Sport

“EURO 2020″/ Kishin udhëtuar për sfidën me Belgjikën, 86 tifozë të Finlandës rezultojnë pozitiv me Covid-19

Kampionati Europian deri më tani ka ecur me ritme të kënaqshme duke hapur dhe dyert e stadiumeve për shumë tifozë të cilët u rikthyen pas një kohë të gjatë.

Por ditën e djeshme, 86 tifozë të Finlandës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Grupi kishte udhëtuar drejt Rusisë për të ndjekur ndeshjen me Belgjikën në stadiumin “Shën Petersburg”, por gjatë kthimit për në shtëpi në testet e kryera në doganë pjesa më e madhe e tyre ka rezultuar pozitiv me virus.

Shkalla e infektimeve në Rusi është gati 20 herë më e madhe së në Finlandë dhe tifozët i janë nënshtruar tani më disa testeve specifike pasi prania e tyre në stadium me mijëra të tjera ka shkaktuar panik në radhët e autoriteteve.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ Ja klauzola ABSURDE që RONALDO u ka vendosur punonjësve të tij

Isa.Autor

Giroud: Pogbas i duhet qetësia për të shfaqur talentin e tij

Sadik.Autor

KLUBI FRANCEZ PO SHKËLQEN NË KAMPIONAT/ Por shkon drejt shitjes nga borxhet me pronarin e Milanit, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment