Futboll Sport

E ZYRTARIZON VETË FUTBOLLISTI/ Mbrojtësi Frashëri ndërpret kontratën me skuadrën kosovare

Mbrojtësi shqiptar, Erlis Frashëri ka mbyllur aventurën me skuadrën e Drenicës në Kosovë ku aktivizohej prej 1 sezoni.

Lajmin e bëri të ditur vetë Frashëri më anë të një postimi në rrjetet sociale duke falënderuar klubin dhe tifozët për aventurën e kaluar.

“Do te deshiroja te njoftoja se kontrata ime me klubin FC Drenica ka perfunduar. Falenderime te perzemerta shkojne per presidentin e klubit, trajnerin Bledar devollin, dhe trajnerin Sami Sermaxhaj . Falenderoj shoket e ekipit, dhe tifozat “shqiponjat e zeza“ . Ju uroj gjith te mirat !!!E.F19

33 vjeçari është një lojtar mjaft i njohur dhe me një karrierë të pasur një Shqipëri duke qenë pjesë e disa skuadrave si Partizani, Kamza, Luftëtari dhe vitin e fundit para se të transferohej në Kosovë luajtur për durrsakët e Teutës.

Related posts

NAPOLI “ZHVESH” TIFOZEN SEKSI/ Fruscio i tregon të gjitha (FOTO)

Delo.autor

E TRISHTË/ Bota e futbollit në zi, koronavirusi i merr jetën trajnerit 45-vjeçar

Delo.autor

Kupa e Botës/ Publikohen formacionet zyrtare të takimit Uruguaj-Arabia Saudite

Sadik.Autor

Leave a Comment