Futboll Seria A

Pazzini drejt largimit nga Verona, shfaqet ‘pista’ Torino

Kriza që kaloi Torino në rezultate sipas Sinisa Mihajlovic ishte mungesa e një sulmuesi si zëvendësues i Andrea Belottit, i cili qëndroi shumë gjatë në infermieri për shkak të problemeve fizike.

Për të zgjidhur këtë problem, drejtuesit po studiojnë alternativën e numrit nëntë dhe emri më i pëlqyeshëm për trajnerin serb është ai i Giampaolo Pazzinit.

Ky i fundit ka raporte të tendosura me trajnerin Fabio Pecchia te Verona dhe pas dy sezonesh do të ishte momenti më i mirë për të nisur një aventurë të re në Serinë A në moshën 33 vjeçare.

Pazzini te Hellas Verona këtë sezon ka shënuar katër gola në 11.

Sulmuesi i njohur italian në të kaluarën ishte pjesë edhe e Interit, Milanit, Sampdorias, Fiorentinës dhe Atalantas.

Related posts

FITORJA ME ANDOREN NUK VLEN! Shqipëria humbet tre vende në renditjen e FIFA-s

F.autor

“EL CLASICO”/ Modric është “MAGJIK”, Real Madrid hipotekon fitoren (VIDEO)

Delo.autor

NË KUSHTET E IZOLIMIT PREJ KORONAVIRUSIT/ Ronaldo prezanton sfidën e re: A më mposhtni dot? (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment